Maqedoni, votimi për zgjedhjet vendore vazhdon i qetë

schedule12:29 - 15 Tetor, 2017

schedule 12:29 - 15 Tetor, 2017

Në Maqedoni sot zhvillohen zgjedhjet vendore. Prej orës 07 të mëngjesit, 1.8 milionë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur drejtuesit e rinj të 80 komunave të vendit. Pa kaluar shumë kohë nga nisja e votimit ka ardhur edhe incidenti I parë në Çair të Shkupit. Në një vendvotim të komunës me shumicë shqiptare dy persona janë përleshur fizikisht mes tyre. Më pas ata janë shoqëruar menjëherë ne polici. Aktualisht në këtë komunë votimi vazhdon në mënyrë të qetë. Ndërkohë, vëmendja më e madhe është përqëndruar tek Komuna e Shkupit ku rikandidon kryetari aktual nga VMRO-DPMNE, Koce Trajanovski, përballë kandidatit të LSDM, Petre Shigelov. Për drejtimin e komunës me numrim më të madh të banorëve garojnë edhe tre kandidatë shqiptarë. Kështu, Bekim Fazliu garon për PDSH-në, Nafie Selmani për lëvizjen BESA dhe Naim Bajrami për Aleanca për Shqiptarët. Nga liderët e partive shqiptare, Bilal Kasami I Lëvizjes BESA ishte I pari që votoi në Tetovë. Ndërkaq, Komisioni Shtetëror Zgjedhor I Maqedonisë bëri me dije se deri në orën 10:00, në të gjithë vendin kanë votuar 9% e qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja më e madhe ishte në komunën Demir Kapijë me 19.5%, ndërsa më e ulëta ishte në Likovë me vetëm 3%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!