Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës, opozita në Maqedoni do të kërkojë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme. Vendimi është marrë sot nga struktura drejtuese të partisë opozitare VMRO-DPMNE. Kreu i saj Hristian Mickovski, deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se Grupi i deputetëve të partisë së tij do të dorëzoje nesër në Kuvendin e Maqedonisë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, formimin e qeverisë teknike dhe për shpërbërjen e Kuvendit.
Sipas Mickoskit, zgjedhjet parlamentare duhet te mbahen bashkë me ato presidenciale. /abcnews.al