Kuvendi i Maqedonisë do të vendosë të martën lidhur me heqjen ose jo të mandatit të deputetit për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Ky i fundit u dënua nga drejtësia në Shkup me 2 vite burg për shpërdorim fondesh në blerjen e një automjeti të blinduar për 600 mijë euro. Shqyrtimi i mandatit të Gruevskit është vendosur në rendin e ditës për seancën që fillon të martën në orën 12:00. Anëtarët e grupit të pavarur parlamentar të VMRO-DPMNE-së, kanë njoftuar se nuk do të votojnë për revokimin e mandatit të deputetit t ëish kryeministrit. Ndërkohë, të premten, Gjykata Penale njoftoi se gjykatësi për zbatimin e vendimeve hodhi poshtë kërkesën e Gruevskit për shtyrjen e dënimit. Ish-lideri i opozitës duhet të paraqitet në burgun e Shutkës deri me 8 nëntor. /abcnews.al
Maqedoni, të martën Kuvendi vendos për mandatin e ish-Kryeministrit
schedule15:55 - 5 Nëntor, 2018
schedule 15:55 - 5 Nëntor, 2018