Maqedoni, sot votohet për 35 komuna në balotazhin për zgjedhjet lokale

schedule11:33 - 29 Tetor, 2017

schedule 11:33 - 29 Tetor, 2017

Sot zhvillohet raundi I dytë I zgjedhjeve locale në Maqedoni. Partitë shqiptare garojnë mes njëra-tjetrës për të marrë drejtimin e 12 komunave. Ndërsa LSDM kërkon të thellojë fitoren ndaj VMRO-DPMNE.
Në Maqedoni zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Mbi 800 mijë qytetarë do të votojnë për të zgjedhur krerët e 35 komunave. Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në mesnatë. Përkatësisht sipas Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë, procesi vijon I qetë.
Gara kryesore është mes partive shqiptare në njërën anë BDI e përkrahur nga LSDM dhe në anën tjetër koalicioni midis Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Mes këtyre forcave politike në balotazh pritet garë e fortë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Saraj dhe Dibër. Gjithashtu me rëndësi shikohet edhe votimi në Likovë, Bogovinë, Zhelinë, Studeniçan, Vrapçisht dhe Tearcë.
Ndërkohë, në balotazh BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në 5 komuna, BDI dhe BESA në 7, në 1 komunë BDI-LSDM, dhe në 1 PDSH dhe BESA. Në raundin e parë, vetëm BDI e Ali Ahmetit arriti të fitojë Kërçovën dhe Pllasnicën.
Nga partitë kryesore të Maqedonisë, LSDM dhe VMRO-DPMNE do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna dhe në një tjetër LSDM dhe Lidhja e Romëve. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, në raundin e parë arriti të konfirmojë drejtimin e 37 komunave. Ndërsa VMRO-DPMNE pësoi një humbje të thellë duke konfirmuar fitore vetëm në 3 komuna.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!