Maqedoni, mbahet sot seanca për fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese

schedule09:50 - 15 Tetor, 2018

schedule 09:50 - 15 Tetor, 2018

Kuvendi në Maqedoni mban sot një seancë plenare, ku do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Komisionin parlamentar për çështje kushtetuese të premten, miratoi me shumicë votash procedurën për ndryshime kushtetuese, duke i hapur “dritën jeshile” kalimit të këtij propozimi në seancën plenare. Opozita nuk ka konfirmuar ende një qëndrim zyrtar të saj lidhur me pjesëmarrjen në seancë, që pritet të nisë në orën 11:00.

Por deputetë të caktuar opozitarë kanë konfirmuar për mediat maqedonase se do të paraqiten në seancë. LSDM-ja dhe shumica parlamentare vazhdon të besojë se deri në mbylljen e diskutimit për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, kolegët opozitarë do të ndryshojnë qëndrim. Diskutimi i ndryshimeve kushtetuese në seancë plenare zgjat deri në 10 ditë. Pas përfundimit të debatit, propozimi kalon në votim dhe kërkon 80 vota për tu miratuar, ç’ka nënkupton se duhet edhe bashkëpunimi i opozitës. Në rast se nuk arrihen 80 votat, shumica parlamentare pritet të kërkojë shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!