Maqedoni, marrëveshja për emrin hyn në procedurë parlamentare

schedule09:03 - 19 Qershor, 2018

schedule 09:03 - 19 Qershor, 2018

Marrëveshja midis qeverive të Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të ish-Republikës Jugosllave ka hyrë në procedurë parlamentare dhe Shkupi pritet ta ratifikojë para samitit të Bashkimit Evropian të fundit të Qershorit.

Parlamenti i Maqedonisë i dha sot dritën jeshile draftit të qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes, ndërsa komisionet përkatëse të parlamentit hapën debate për këtë marrëveshje. Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, duke folur para ligjvënësve tha se marrëveshja është jetike për të ardhmen evropiane të Maqedonisë dhe se kjo varet nga ratifikimi i marrëveshjes.

Por opozita e cilësoi marrëveshjen si një akt kapitullimi dhe u largua nga seanca e parlamentit. VMRO-DPMNE thotë se marrëveshja për ndryshimin e emrit do të thotë një “embargo e plotë ndaj gjithçkaje që është maqedonase”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!