LSDM-ja në Maqedoni promovoi të dielën në kongresin e saj Stavo Pendarovskin si kandidatin konsensual të kësaj partie dhe aleatëve qeverisës. Në fjalën e tij, kryeministri Zoran Zaev deklaroi se mbështetja e gjerë për figurën e Pendarovskit përbën një kthesë historike dhe një garanci se ai do të jetë presidenti i të gjithëve.
Zoran Zaev: Në këtë kongres promovojmë kandidat të koalicionit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, një kandidat të përbashkër për qëllimet tona të përbashkëta… Presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, miku ynë, president për të gjithë Stevo Pendarovski./abcnews.al