Në Maqedoni po zhvillohet takimi i radhës mes liderëve të katër partive politike më të mëdha. Ata do të diskutojnë lidhur me përafrimin e qëndrimeve rreth referendumit dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Më konkretisht takimi po zhvillohet për formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, prej të cilit varet edhe referendumi për emrin e ri që duhet të mbahet në fund të Shtatorit ose në fillim të Tetorit.
Nga ana tjetër opozita ka vendosur këto kushte: aprovimi i ligjit për financimin e partive, për të cilin ka konsensus; ndryshime në Ligjin për Qeverinë, konkretisht kërkohet formimi i qeverisë teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeje dhe ndryshime në Kodin Penal lidhur me amnistinë.
Ndërkohë, dy takimet e mëparshme të liderëve përfunduan pa sukses. Por sipas partive janë përafruar qëndrimet rreth disa çështjeve. Në këto takime diskutohet edhe lidhur me pyetjen e referendumit./abcnews.al