Maqedoni, kreu i ri i VMRO-DPMNE takoi Zaev/Pritet vendimi për pjesëmarrje në Kuvend

schedule09:25 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 09:25 - 27 Dhjetor, 2017

Lideri i ri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski dhe deputetët e tjerë të kësaj force politike, pritet të vendosin nëse kthehen apo jo në Kuvendine Maqedonisë. Pas takimit qe zhvilloi dje me kryeministrin Zoran Zaev, kryetari i sapo zgjedhur i partisë më të madhe opozitare Mickovski u shpreh optimist se partia e tij do të jetë konstruktive vetëm nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe Qeveria.

Mickovski paralajmëroi ndryshime në VMRO- DPMNE dhe politikat e saj, por nuk tha nëse do të ketë një ndryshim rrënjësor nga linja e ndjekur nga paraardhësi i tij Gruevski.

Hristijan Mickovski u zgjodh në krye të VMRO- DPMNE pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit. Ai ishte kandidat i vetëm në votimin që u kundërshtuan nga disa deputetë të partisë së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!