Maqedoni, Ivanov refuzon të nënshkruajë marrëveshjen për emrin

schedule11:44 - 26 Qershor, 2018

schedule 11:44 - 26 Qershor, 2018

Presidenti i Maqedonisë, Ivanov, ka refuzuar të dekretojë marrëveshjen me Greqinë për emrin. Ai thotë se kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe detyron vendin t’i nënshtrohet Athinës.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, refuzoi nënshkrimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.

“Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të presidencës.

Më tej, numërohen 5 arsye pse presidenti Ivanov refuzon ta nënshkruaj ratifikimin e Ligjit për Marrëveshjen me Greqinë. Të gjitha aryset fokusohen tek shkelja e kushtetutës dhe sipas tij, Shkupi me këtë marrëveshje i nënshkrohet Athinës.

“Marrëveshja nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është e ratifikuar në pajtueshmëri me Kushtetutën. Marrëveshja e çon Maqedoninë në gjendje nënshtrimi dhe varësie nga shtete tjera, konkretisht Greqisë”, janë dy nga arsyetimet e Ivanov.

Në këtë mënyrë, akordi historik për emrin do të rikthehet në Kuvendin maqedonas. Deputetët duhet ta miratojnë përsëri dhe të dërgojnë në presidencë, ku Ivanov është i detyruar ta dekretojë. Me 17 Qershor, Athina dhe Shkupi u dakordësuan që emri i ri të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!