Maqedoni, Ivanov: Nuk do të nënshkruaj Ligjin për Gjuhët

schedule15:53 - 23 Mars, 2018

schedule 15:53 - 23 Mars, 2018

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, nuk ndryshon qëndrim dhe rithekson për herë të tretë se nuk do të dekretojë Ligjin për përdorimin e Gjuhëve. Kjo është bërë e ditur nga kabineti i kreut të shtetit në një deklaratë për media. Ivanov e arsyeton këtë vendim, duke thënë se nuk do të dekretojë ligjin në fjalë, pasi nuk ia lejon ndërgjegjja dhe Kushtetuta.

Ndërkaq, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, i bëri thirrje Presidentit që ta dekretojë ligjin, pasi është i obliguar nga Kushtetuta. E njëjta thirrje iu bë kreut të shtetit edhe nga kryeministri Zoran Zaev. Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në Kuvendin e Maqedonisë më 14 Mars me 64 vota pro dhe asnjë kundër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!