Shkup – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se ditën e enjte do të mbahet seanca për besimin e Qeverisë.
“Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në pajtim me Nenin 215, paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do e caktojë seancën për kërkesën e parashtruar për votim të besimit ndaj Qeverisë dhe e njëjta do të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë , respektivisht e enjte (11.11.2021), në ora 11.00h. Sipas Nenit 215, paragrafi 3 i Rregullores së Kuvendit, afati për caktimin e seancës fillon të rrjedhë prej ditës së ardhshme, të parashtrimit të pyetjes për besimin ndaj Qeverisë” – thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Sjellim ndërmend se seanca për mosbesimin e Qeverisë vjen pasi 61 deputetë të opozitës, VMRO-DPMNE, ASH-AAA, Lëvizja Besa dhe E “Majta”, të premten nënshkruan iniciativën për votimin e mosbesimit të Qeverisë. /abcnews.al/