Maqedoni e Veriut, autoritetet frikë nga murtaja e derrit

schedule18:30 - 7 Gusht, 2019

schedule 18:30 - 7 Gusht, 2019

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë dhënë alarmin nga rreziku i murtajës së derrit. Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kësaj sëmundjeje, ato kanë urdhëruar ndalimin e importit të produkteve të derrit nga vendet fqinje.

Jo vetëm kontrollet doganore të valixheve personale të turistëve nga vendet ku murtaja afrikane e derrave paraqitet gjithnjë e më shqetësuese, por paralajmërohen edhe kontrolle të mbeturinave nëpër vendparkimet ku lihen ushqime të mishit – thonë autoritetet. Në Maqedoninë e Veriut nuk është shënuar asnjë rast të derrave të infektuar, por masat preventive janë në nivelin më të lartë – thonë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari.

Zoran Atanasov, drejtor i AUV:  “Rekomandojmë që “Rrugët e Maqedonisë” të vendosin kontejnerë të mbyllura, nëpër ato vendparkime ku turistët që konsumojnë ushqime, mbetjet t’i hedhin në një vend të tillë të izoluar që të mos hedhin në ambiente ku mund të preken nga kafshë të egra”.

Kryetari I Odës së Veterinerëve Tomislav Nikolovski thotë se me rëndësi në këtë moment është që të ngrihet vetëdija për pasojat e murtajës afrikane, në veçanti tek blegtorët që merren me kultivimin e derrave.

Tomislav Nikolovski, Oda e Veterinerëve:  “Bëj thirrje që gjatë secilit ndryshim të situatës shëndetësore të kafshëve të reagojnë menjëherë, për shkak se është shumë e rëndësishme që tek këto sëmundje ku nuk ka terapi dhe nuk ka imuno-profilaksë, nevojitet diagnostifikimi i shpejtë dhe masa për eliminimin e burimit të infektimeve”.

“Murtaja afrikane” është një sëmundje e rrezikshme ngjitëse që shfaros fermat. Manifestohet me temperaturë të lartë, vjellje dhe paraqitje të njollave të kuqe në trupin e derrave. Pasojat mund të jenë katastrofave, veçanërisht nga aspekti ekonomik. Momentalisht kjo sëmundje është shfaqur në Bullgari. Në Serbinë fqinje është ndezur alarmi. Edhe atje po merren masa për mbrojtje. Krahas Bullgarisë sëmundja është vërejtur edhe në Hungari, Rumani, Sllovaki, Lituani, Letoni. Poloni, Ukrainë dhe Moldavi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!