Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare Lidhja Europiane për Ndryshim. Emri i tij u vendos pas bisedimeve brenda kësaj lëvizjeje që grupon Lëvizjen Demokratike, Besën dhe Alternativën.
Promovimi i Taravarit do të bëhet paraditen e së enjtes në orën 10:00 në sheshin e Gostivarit.
Këto lëvizje vjen pasi Taravari shprehu qëndrimin e tij që të mbështeste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare opozitën shqiptare.
Kujtojmë që Arben Taravari, para disa ditësh, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se partia e tij do të shkojë në zgjedhjet kuvendare në koalicion me partitë opozitare shqiptare, gjë që shkaktoi edhe përçarje në partinë e tij./abcnews.al