Maqedoni, 10 persona të arrestuar, për dhunën ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

schedule15:44 - 19 Tetor, 2017

schedule 15:44 - 19 Tetor, 2017

10 persona janë arrestuar në Maqedoni për sulmin ndaj kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit në Kuvend. Në atë kohë parlamenti maqedonas u pushtua nga manifestuesit e dhunshëm të VMRO-DPMNE-së që kundërshtonin formimin e qeverisë të koalicionit të LSDM-së me partitë shqiptare. Dy nga të arrestuarit akuzohen për veprën penale “tentativë vrasje me paramendim” ndërsa 8 të tjerët për bashkëpunim në tentativë për vrasje. Nga pamjet e publikuara në mediat e Shkupit, Ziadin Sela ishte deputeti më I dhunuar në ngjarjet e 27 prillit. Huliganët e kanë pasur atë si shënjestër për shkak të deklaratave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!