“Maps e drejtoi babanë nga ura e shembur”, familja amerikane padit Google

schedule12:00 - 21 Shtator, 2023

schedule 12:00 - 21 Shtator, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Karolinën e Veriut ku një familje ka denoncuar Google për neglizhencë dhe si pasojë ka humbur jetën i afërmi i tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se duke ndjekur udhëzimet nga Google Maps 47 vjeçari ka përfunduar në një urë të prishur dhe nga përplasja ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur një vit më parë kur autoritetet shtetërore gjetën Philip Paxson të mbytur në kamionçinë e tij të përmbysur nën një urë që ishte shembur gati një dekadë më parë.

Paxson, i cili ishte 47 vjeç dhe nga Hickory, Karolina e Veriut (rreth 60 milje në veri-perëndim të Charlotte), po kthehej në shtëpi nga ditëlindja e nëntë e vajzës së tij para aksidentit.

Sipas vjehrrës së tij as ura e shkatërruar dhe as rruga që të çon në të nuk kishin ndonjë pengesë apo shenjë paralajmëruese për të paralajmëruar drejtuesit e automjeteve për rrezikun.

“Ishte një natë e errët dhe me shi dhe ai po ndiqte GPS-in e tij që e çoi në një rrugë betoni në një urë që ra në një lumë. Ai do t’i mungojë shumë familjes dhe miqve të tij. Ishte një aksident krejtësisht i parandalueshëm. Ne jemi të pikëlluar për vdekjen e tij”, thuhet në postimin e familjares.

Përveç Google , padia e familjes Paxson emërton një numër kompanish private të menaxhimit të pronave që ishin përgjegjëse për tokën ku ndodhi përplasja dhe për parcelat përreth./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!