Manovra të rrezikshme në zonat me pushues, nga 100 mijë lekë gjobë për 25 drejtues mjetesh lundruese në Vlorë

schedule08:56 - 29 Korrik, 2022

schedule 08:56 - 29 Korrik, 2022

Gjatë korrikut Policia Kufitare ka ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, 25 drejtues të mjeteve lundruese, kryesisht “Jet ski”, nga të cilat 3 janë bllokuar. Njoftohet se gjatë kontrolleve Policia Kufitare ka marrë njoftim për dy qytetarë që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të dy mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me 10.000 lekë të rinj secili. Bëhet fjalë për E. H., banues në Sarandë dhe K. K., banues në Tiranë. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!