Manjati i modës shet shtëpinë e tij luksoze për 45 milion dollarë

schedule11:05 - 18 Janar, 2021

schedule 11:05 - 18 Janar, 2021

Stilisti i famshëm i modës Tommy Hilfiger ka shitur shtëpinë e tij në Greenwich, Connecticut për 45 milion dollarë përmes firmës së pasurive të patundshme Sotheby’s International Realty .

Manjati i modës dhe ish gruaja e tij e parë Susie Hilfiger, një nga çiftet më të famshëm disa vite më parë kanë braktisur kështu pronën e tyre të përbashkët në Greenwich.

Ata u martuan në virin 1980 dhe u ndanë në vitin 2000, ndërsa kanë katër fëmijë. Dihet se kanë një marrëdhënie miqësore. Ata madje patën të njëjtin agjent Janet Milligan, i Sotheby’s International Realty që i ndihmoi për të shitur pronën.

Sipas agjencisë së pasurive të patundshme, prona u vendos për shitje në shtator për një çmim më të lartë prej 47.5 milion dollarë .

E njohur si Denbigh Farm, prona u ble nga çifti në 1995, kur ata ishin martuar, për 8.5 milion dollarë, tha zonja Hilfiger në një email. Prona afërsisht 20 hektarë daton në fund të viteve 1700 dhe ka të gjitha pjesët e një pasurie të madhe në Greenëich Shtëpia është 14,000 metra katrorë, ka shtatë dhoma gjumi që përfshijnë një sallë vallëzimi. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!