Manjani: Gjendja e fatkeqësisë natyrore zgjat 30 ditë, qeveria nuk mund të vendosë sipas qejfit

schedule21:33 - 20 Prill, 2020

schedule 21:33 - 20 Prill, 2020

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të zgjatur gjendjen e jashtëszakonshme deri më 23 qershor.

Manjani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thekson se ky vendim nuk mund të zgjatet sipas qejfit të qeverisë, por sipas rregullave.

Në reagimin e tij ish ministri i Drejtësisë ka cituar dy nene kushtetuese, ku thotë se gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të shtyhet mbi 30 ditë.

Ai ka theksuar se çdo interpretim tjetër që mund të bëhet në me kët situatë dhe përtej dy neneve është abuzim.

Postimi i plotë:

Një sqarim ligjor për cilindo të interesuar.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk mund të vendoset e as të zgjatet sipas qejfit, por sipas rregullave.

Këtu kam bashkëlidhur dy nene. Njëri me numër 174 që i përket Kushtetutës së Republikës dhe tjetri me numër 18 që i përket ligji 45/2019 “për Mbrojtjen Civile”.

Të dyja këto nene kanë në përmbajtjen e saj një sentencë ndaluese. Të dyja saktësojnë se “Këshilli i Ministrave NUK MUND të vendosë gjendjen e fatkeqsisë natyrore për më shumë se 30 DITË..”

Pra edhe njëherë: 30 DITË!!!

Nëse situata e imponon që duhet një zgjatje të këtij afati, të dyja këto nene sqarojnë se “….mund të zgjatet për vetëm me pëlqim të Kuvendit”.

Pra mund të zgjatet, por zgjatja nuk mund të jetë më shumë se afati prej 30 ditësh.

Lexojini prapë nenet

“Jo më shumë se 30 ditë”. Zakonisht është më pak, ose aspak, por jo më shumë.

Pra zgjatja smund të jetë më e madhe se afati i parë. Nëse prap do ketë nevojë për shtyrje, pra edhe pas shtyrjes së parë,mund të kërkohet një tjetër.

Por jo të vendoset sa të ketë qejf qeveria.

Këto dy nene janë baza e këtij arsyetimi. Kush do të arsyetojë në bazë të llogjikës së ligjeve, kuptohet.

Çdo gjë tjetër është abuzim.

Qeveria është ende në kohë ta konsiderojë propozimin e saj pas ti ketë lexuar këto nene.

Kuvendi e ka detyrë të mos lejojë shkeljen e tyre.

Presidenti ka radhën të tregojë se është vërtetë me popullin(siç i tha Ai) dhe me Kushtetutën(siç ka thënë vetë).

Opozita e ka detyrë demokratike të mos pranojë një standart antikushtetues.

Si të duan! Por këto janë ligjet e shtetit!

Jemi pa Gjykatë Kushtetuese,ndaj kërkojmë arsye dreqi e mori!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!