Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës: Specialistët t’u thonë jo qëllimeve të errëta

schedule15:22 - 26 Janar, 2022

schedule 15:22 - 26 Janar, 2022

Drejtori i ri i Shërbimit të Provës do të jetë Ervin Hoxha, i cili është prezantuar sot nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Përmes një postimi në rrjete sociale, Manja shkruan se “shërbimi i Provës është një hallkë e rëndësishme e gjithë sistemit të drejtësisë që shërben në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar nga gjykata”.

Nuk do të lejoj, dhe e bëra të qartë si kristali sot, që specialistët e këtij shërbimi ta përdorin mandatin e shtetit për qëllime të errëta kafeneve e restoranteve të Shqipërisë duke thyer besimin e qytetarëve dhe të shtetit. Kam besim se drejtori i ri, Ervin Hoxha, që sapo u prezantua, ndan të njëjtat qëndrime, synime dhe vizion me mua. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Nëse ndokush mendon ndryshe, duhet të shkëputet vetë, ose do ta shkëpusim ne. Ligji, e drejta dhe qytetarët janë të parët“, shkruan Manja.

Veprimtaria e Shërbimit të Provës është shërbim publik që synon rehabilitimin shoqëror të shkelësve të ligjit, uljen e rrezikut të përsëritjes së veprave penale dhe rritjen e sigurisë shoqërore. Aplikimi i masave alternative të dënimit me burgim, synon uljen e kostove sociale të dënimeve penale dhe ruajtjen e sigurisë shoqërore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!