Manja: Mos na bëni moral, duhet të kërkoni ndjesë për të vrarët në bulevard. Sula: Besova te rilindja juaj në 2013

schedule14:01 - 31 Mars, 2022

schedule 14:01 - 31 Mars, 2022

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të enjte ka replikuar në Kuvend me deputetin demokrat Dashnor Sula në lidhje me akuzat që ku i fundit bën për ministrat.

Manja është shprehur se është për të ardhur keq sesi Sula përdor fjalën turp dhe moral kur janë ato nga krahu i djathtë që akoma nuk kanë kërkuar falje publike për katër të vrarët e pafajshëm në bulevard.

E lexon realitetin me syzet e opozitës, në emër të qeverisë pasi më përmende fjalën turp dhe moral, nëse do e dinit këtë kuptim shumë prej jush nuk duhet që të ishit në këtë sallë. Kur ju vratë katër persona të pafajshëm në Bulevard, ne s’kemi pse të ndihemi në turp, pasi dhe për këtë që po diskutojmë sot ne i kemi hapur vijën drejtësisë me reformën  në drejtësi.

Ju dhe sot e kësaj dite nuk keni kërkuar ndjesë publike për familjarët e katër të vrarët në Bulevard. Ne jemi një qeveri e përgjegjshme dhe pse të goditur dy herë kemi qenë në krahë të qytetarëve, sigurisht nuk i kemi paguar nga xhepi por kemi menaxhuar taksat e shqiptarëve”, është shprehur ndër të tjera Manja.

Ndërkohë Sula në kundërpërgjigjen e tij ka theksuar se është e vërtetë që ai i përfshiu të gjithë ministrat në një term qeveritarë, por është e vërtetë se siç ka në anën e djathtë njerëz të pakorruptuar ka edhe në radhët e ministrave.

Ai ndër të tjera ka theksuar se në 2013 kishte besuar në rilindjen e tyre, por që në të vërtetë ato jo vetëm që nuk e luftuan korrupsionin por e nxitën më shumë.

“Nuk bëra dallim mes ministrave por përdora termin qeveritarë dhe nga ana jonë patjetër që nuk janë të gjithë të korruptuar, nuk duhet që ne të marrim erë në të gjithë këtë, por a kemi mundësi ne që personat të shkojnë para drejtësisë. Unë mund të jem një ndër njerëzit që si qytetar shqiptar në 2013 jam besuar te rilindja juaj me kalin e betejës kundër korrupsionit, por ajo që ndodhi ishte që jo vetëm nuk i ndëshkuat të korruptuarit, por edhe i mbrojtët”, tha Sula./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!