Manja: E doni amnistinë penale apo jo? Xhaferaj: E duam, por t’u shërbejë qytetarëve, jo qeveritarëve

schedule11:32 - 31 Tetor, 2022

schedule 11:32 - 31 Tetor, 2022

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke folur në Komisionin e Sigurisë ka theksuar se po punohet për amnistinë penale që të realizohet në fund të këtij viti.

Lidhur me këtë propozim ka patur debat nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët kanë theksuar se amnistia penale po bëhet për qëllime elektorale.

Por për Ministrin e drejtësisë Amnistia Penale nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet, pasi edhe sikur të jepet pas zgjedhjeve, sërish të dënuarit e kanë të drejtën e shprehjes së votës.

Ai theksoi se për arritjen e aministisë penale është e nevojshme konsensusi i opozitës.

Manja: E doni amnistinë apo nuk e doni? Amnistia kalon përmes Kuvendit të Shqipërisë, kërkon 84 vota. të gjitha aministitë janë bërë me konsensusin e opozitës. Nuk kanë lidhje aministitë penale me fushatat elektorale, dhe nuk ka pse të kenë. Se të drejtën e votës si të bëhet amnistia sivjet si pas zgjedhjeve, të dënuarit e kanë të drejtën e votimit. Në këtë kuptim nuk ka pse të bëhet lidhja e aministisë me zgjedhjet. Unë jam që amnistia të ndjekë kriteret e përgjithshme të përfitimit, pra respektimi i standardeve. Sot kemi shumë të paraburgosur që kanë rënë për vepra të lehta që janë në pritje të gjykimeve.

Xhaferaj: Në mënyrë të padiskutueshme për ata qytetarë që janë në burg se kanë protestuar kundër qeverisë ne e duam amnistinë. Ne e duam aministinë që ju shërben qytetarëve dhe jo një amnisti që ju shërben interesave të qeverisë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!