Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Manipulimi i votave në Suharekë/ 72 të dyshuar, 19 prej ndalohen për 48 orë

schedule17:11 - 10 Shkurt, 2026

schedule 17:11 - 10 Shkurt, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren ka intervistuar 72 persona të dyshuar për manipulim të votave në Suharekë, 19 prej të cilëve janë ndaluar për 48 orë.

“Pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të këtij hetimi, janë intervistuar 72 të dyshuar. 19 prej tyre pas intervistimit në polici, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘Falsifikimi i rezultateve të votimit’ nga neni 216 par.2  të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Aty theksohet se Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë.



Këto veprime të Prokurorisë vijnë pasi që rinumërimi i votave konstatoi manipulime të votave të kandidatëve për deputetë brenda partive.

Deri më tani, janë intervistuar qindra komisionerë nga disa qytete të Kosovës, një pjesë e të cilëve janë ndaluar nga organet e rendit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!