Manikyri i Chiara Ferragni-t është një mënyrë e freskët në nxehtësi

schedule20:30 - 3 Gusht, 2022

schedule 20:30 - 3 Gusht, 2022

Tani ka kaq shumë manikyr veror, saqë mund të mos dini çfarë të bëni në takimin tuaj të ardhshëm. Për fat të mirë ose për fat të keq, vera në Shqipëri zgjat mjaft gjatë, kështu që shumë nga këto dizajne dhe ngjyra mund të bëhen edhe në shtator.

Manikyri french me ngjyra është një version i përditësuar i thonjve klasikë vetëm që në vend të vijës së bardhë nail artistët përdorin ngjyra të ndezura. Mendoni portokallinë e nxehtë, blu ose të gjitha nuancat së bashku, siç sugjeron Chiara Ferragni .

Në një prej story të saj në Instagram, shohim manikyrin e lezetshëm që Chiara Ferragni ka bërë për pushimet e saj. Një manikyr francez me ngjyrë me rozë, blu dhe të verdhë. Baza e thoit është transparente, ndërsa maja e secilit është e lyer me një manikyr të ndryshëm.

Manikyri i Chiara Ferragni ka të gjitha nuancat e ftohta të verës

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!