Manikyri është padyshim një kënaqësi për ne femrat dhe si të mos jetë në fund të fundit pasi i shohim gjymtyrët tona më të bukura dhe të kuruara. Shumë gra kënaqen të bëjnë manikyr vetë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse ne kemi mbledhur 4 këshilla se si mund të arrini manikyrën perfekte pa vizituar një sallon për thonjtë.
Ndaj ndiqni hapat e mëposhtëm dhe shikoni ndryshimin në thonjtë tuaj:
Aplikoni shtresa të holla
Sa më të holla të jenë shtresat që aplikoni llakun tuaj, aq më mirë.
Çdo shtresë duhet të thahet përpara se të aplikoni tjetrën, gjë që nuk ndodh me shtresat e trasha, si rezultat i së cilës llaku juaj do të prishet më shpejt.
Pasta e dhëmbëve gjithashtu zbardh thonjtë tuaj
Të gjithë e kemi një në shtëpi, por përdorimi i tij nuk kufizohet vetëm në higjienën orale. Pra, nëse thonjtë tuaj janë zverdhur nga aplikimet e shumta të llakut, provoni të fërkoni një sasi të vogël paste dhëmbësh të bardhë në thonjtë tuaj dhe do të keni përsëri thonj të bardhë.
Uthull: Çudibërësi
Ju mund t’i lini gishtat në uthull të bardhë për disa minuta. Më pas lërini të thahen dhe më pas i lyeni. Do të vini re se llaku do të qëndrojë në vend për më gjatë.
Mos e tundni llakun
Gabimi më i zakonshëm është shkundja e llakut. Idealisht, verniku duhet të “rrokulliset” përpara përdorimit, sepse në të kundërt, brenda enës mund të krijohen flluska ajri.
Provoni këshillat e mësipërme në manikyrin e radhës që do të bëni vetë dhe do t’i shihni thonjtë tuaj më mbresëlënës./abcnews.al