“Manifestimi i presidentit Meta”, Lleshaj: S’kemi nevojë për besëlidhje të re, duhet të ruajmë të vjetrën

schedule11:17 - 2 Mars, 2020

schedule 11:17 - 2 Mars, 2020

Lezha këtë 2 mars ka përkujtuar 576 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës. Nga  Lezha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar manifestimin e kësaj të hëne që do të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit me thirrje të presidentit Ilir Meta.

Në fjalën e tij ministri Lleshaj ka dhënë edhe një mesazh politik, që lidhet me manifestimin e thirrur sot pasdite nga Presidenti Ilir Meta.

“Sot është një ngjarje që i përket gjithë Shqipërisë ndaj salla sot është e vogël dhe në këtë ditë duhet të kemi të gjithë shqiptarët. Jo sa herë kemi hall duhet të kërkojmë beselidhje, në duhet thjesht ti përmbahemi beselidhjes së Skënderbeut dhe mesazheve të saj”, tha Lleshaj.

Pjesë e aktiviteteve që po zhvillohen në Lezhë ishte edhe Pëllumb Xhufi i cili është shprehur se 2 marsi i vitit 1444 eshte vetëm ditë bashkimi.

“2 marsi i vitit 1444 është vetëm ditë bashkimi dhe duhet te jete nje dite e tille gjithmone dhe te kujtohet vetem per Beselidhjen e Princave”, tha Xhufi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!