Manifestimi i 2 marsit, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikane

schedule15:37 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:37 - 28 Shkurt, 2020

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje qytetarëve të saj në Tiranë që të tregohen të kujdesshëm ditën e 2 marsit gjatë kohës që zhvillohet protesta e thirrur nga Presidenti Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane thuhet se:

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Personeli i Ambasadës amerikane dhe anëtarët e familjes janë të lutur  për të shmangur zonën ku janë mbledhur demonstruesit.

Veprimet për të ndërmarrë:

-Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar.

-Monitoroni median lokale për azhurnime.

-Jini të vetëdijshëm për vendndodhjen tuaj.

-Mbani një profil të ulët”./abcnews.al