Senegalezi i sulmit të Bayern Munich, Sadio Mane duket se e ka lënë pas dëmtimin e muskujve, që e la jashtë fushave që prej 9 nëntorit të vitit të shkuar, duke humbur kështu dhe Kupën e Botës.
Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, përpara ndeshjes së nesërme kundra Borussia Monchengladbach, tekniku i “bavarezëve”, Julian Nagelsmann ka konfirumuar rikthimin e 30-vjeçarit në fushën e blertë dhe do të jetë gati për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16-ve, të Champions League kundër PSG-së.
“Mane kthehet nesër, ai është në formë të shkëlqyer dhe gjithçka po ecën mirë. Në teori ai mund të kthehet në lojë pas një jave stërvitje kolektive”,- është shprehur në fjalët e tij Nagelsmann. /i.m /abcnews.al