Mane do “bavarezët”: Shpresoj të qëndroj më pëlqejnë sfidat, Bayern është një ekip i madh

schedule12:38 - 28 Qershor, 2023

schedule 12:38 - 28 Qershor, 2023

Teksa pritej largimi nga “bavarezët” e Bayern Munich përgjatë kësaj merkatoje vere, anësori senegalez i sulmit, Sadio Mane shpreson që të qëndrojë akoma në “Allianz Arena”, me 31-vjeçarin, që i konsideron kampionët e Bundesliga, si një ekip i madh.

Për mediat ditën e sotme, Mane sqaroi situatën e tij në Mynih, teksa theksoi se sezoni i parë te “bavarezët” ishte disi i vështirë, mirëpo senegalezi e konsideron gjithçka normale, duke llogaritur këtu dhe kohën që i nevojitet një lojtari për t’u përshtatur në një ekip të ri.

“Shpresoj se do të qëndroj te Bayern. Më pëlqejnë sfidat dhe Bayern është një ekip i madh. Varet nga unë për të bërë gjithçka që duhet ka qenë një sezon shumë i ndërlikuar, mund të ndodhë dhe nuk ishte një surprizë, prisja që të ishte paksa e komplikuar. Është normale”,- u shpreh fillimisht anësori.

Më tej Mane foli dhe për përplasjen fizike me anësorin tjetër të Bayern Munich, Leroy Sane, pas humbjes së thellë 3 me 0, ndaj Manchester City në përballjen e parë çerek-finale të UEFA Champions League.

“Mund të ndodhë, ndodhi. Në fund ia dolëm ta zgjidhnim këtë problem të vogël, tani është pas nesh. Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë objektivat e tij sezonin e ardhshëm”,- u shpreh Mane gjatë fjalës së tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!