Romelo Lukaku nuk është zëvendësuar nga Manchester United. Klubi anglez kërkon një sulmues qendror që t’u garantojë gola dhe gjatë merkatos së verës ata tentuan të arrijnë një marrëveshje me Juventusin për kroatin Mario Mandzukic.
Ky i fundit u la jashtë nga trajneri Marcelo Sarri në ndeshjet e Champions League, ndaj edhe shitja e tij është një opsion i mirë për të gjitha palët. Nga Anglia tani raportohet se mes United dhe Mandzukic ka edhe një akord verbal. Shuma që duhet të paguhet për transferimin e sulmuesit shkon në rreth 15 milionë euro.
Ole-Gunnar Solskjaer është pro transferimit të Mandzukic dhe e pret atë në janar. Klubi duhet të bindë tashmë klubin bardhezi. Gjasat janë që marrëveshja të mbyllet me sukses dhe trajneri norvegjez do të kishte nën urdhra lojtarin e duhur për sulmin. /abcnews.al