Ish-sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, vazhdon të jetë pa ekip. Madje sipas raportimit të gazetarit italian Gianluca Di Marzio, kroati ka refuzuar dy oferta nga dy klube angleze.
Bëhet fjalë për Aston Villa dhe West Ham, të cilët kanë marrë një përgjigje negative nga 34-vjeçari. Sipas gazetarit, Mandzukic po pret ofertën e duhur, prandaj dhe po vonon hapi i tij i radhës në karrierë.
Një nga alternativat se ku mund ta shikojmë bomberin është sërish në Serie A. Është klubi i Bolognas, që po mendon zëvendësimin e sulmuesit Federico Santader, i cili ka disa muaj që është jashtë fushave.
E vetmja arsye që po pengon tratativat janë kërkesat e Marios, të cilat konsiderohen të larta nga klubi italian, sidomos në një kohë krize si kjo që po kalojmë. /abcnews.al