Ardhja e Maurizio Sarrit në stol e përjashtoi Mario Mandzukic nga projekti bardhezi. Luftëtari kroat po kalon muajt e fundit te Juventusi dhe po pret me padurim merkaton e janarit.
Nënkampioni i botës refuzoi milionat nga Katari. Ai e ndjen se mund të japë akoma në futbollin evropian dhe e ardhmja e tij quhet Manchester United. Solskjaer e kërkon dhe e cilëson 33-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin e sulmit.
Aktivizimi në Premier e tundon Mandzukic dhe mediat italiane besojnë se ky transferim i tij në Old Trafford është çështje kohe. Janari pritet të zgjidhë gjithçka dhe gjiganti ballkanas do të jetë pika e referimit në sulmin e “Djajve të kuq”. /abcnews.al