Juristi Jordan Daci thotë se mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është zëvendësues, çka do të thotë se ajo duhet të largohet nga ky pozicion më 10 mars 2025.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Daci u shpreh se Gjykata Kushtetuese ndodhet përpara një sfide ekzistenciale.
“Komisioni i Venecias ka një opinion sa i takon zëvendësimit të mandateve. Shkelja ka ndodhur që me emërimin, jo të asaj, por të një tjetre. Po prishet me emërimin e radhës. Pjesa më e madhe është zëvendësues. Atë do ta deklarojë vetë Gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh ajo. Gjykata Kushtetuese ndodhet përpara një sfide ekzistenciale. Lidhet me këtë moment, jo vetëm sa i përket mandatit të zonjës Zaçaj, por edhe dy mandateve të tjera. Një, i cili mbaron tani dhe është shpallur nga Kuvendi në shkelje të kushtetutës në mandat të plotë dhe një tjetër që është emëruar praktikisht në shkelje të Kuvendit me mandat të plotë, kur nuk ishte i plotë. Venecia është shprehur shumë qartë për këtë mekanizëm. Nëse nuk funksionon me këtë mekanizëm, Gjykata Kushtetuese pushon së funksionuari në kushte normale. Gjykata Kushtetuese është në konflikt me të gjitha pushtetet, që kur është krijuar”, theksoi ai./abcnews.al