Mandati i Xhaçkës, lexohen raportet/ Bardhi: Kjo çështje i takon Gjykatës Kushtetuese

schedule18:21 - 11 Prill, 2024

schedule 18:21 - 11 Prill, 2024

TIRANË- Parlamenti i Shqipërisë, do të vendosë këtë të enjte nëse mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese për vlerësim apo jo.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka lexuar raportin e depozituar nga krahu i tij në Kuvend për këtë çështje.

Ai tha se “kjo çështje i takon Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetueses është organi suprem që zhbën vendimet e Kuvendit”, tha Bardhi.

Sipas tij, një votë kundër dërgimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese tregon qëndrim kundër reformës në drejtësi.

Vetë Xhaçka hodhi poshtë akuzat e opozitës për konflikt interesi lidhur me statusin që ka marrë bashkëshorti i saj Artan Gaçi për ndërtimin e një resorti turistik në Dhërmi.

Ndërkohë, gjatë fjalës së saj Klotilda Bushka u shpreh se vendimi i “Kushtetueses” nuk mund të diskutohet, por janë të detyrueshme për zbatim.

“Po zbatojmë prej muajsh vendimet e Kushtetueses”, ka thënë Bushka.

Megjithatë në seancë nuk ka munguar kaosi nga disa deputetë të opozitës, të cilët kanë vazhduar të përplasin duart në tavolinë duke shkaktuar zhurma për të penguar punën e Kuvendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!