Partia Socialiste në datë 12 Qershor do të mbledhë Kongresin, ditë që përkon edhe me 30 vjetorin e themelimin të PS-së. ABC ka zbardhur rendin e ditës së Kongresit socialist që vjen pas fitores së tretë radhazi dhe ku do të shpaloset vizioni për mandatin e ri dhe “Shqipëria 2030” nga kryeministri Edi Rama. Në kongres pritet që të votohet edhe ngritja e komisionit për analizën e zgjedhjeve.
PËR THIRRJEN E KONGRESIT TË JASHTËZAKONSHËM TË PARTISË
Mbështetur në Nenin 31 të Statutit të Partisë, për “Kongresin i Partisë Socialiste”, me propozim të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste,
VENDOSI :
- Të thërrasë mbledhjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste më datë 12 Qershor 2021.
- T’i propozojë Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë këtë rend dite:
- Hapja e Kongresit
- Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;
- Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe Programi ynë Qeverisës në Mandatin e Ri.
- Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
- Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
- Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithëshme të 25 Prillit 2021”;
- Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
- Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
- Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
- Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.
/ Abcnews.al