Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mandati i Sonila Bejtes/ Kushtetuesja pranon kërkesën e presidentit për sqarim për afatin e përfundimit

schedule12:20 - 16 Tetor, 2025

schedule 12:20 - 16 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese shqyrton këtë të enjte kërkesën e presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për sqarim mbi afatin e përfundimit të mandatit të anëtares së kësaj gjykate Sonila Bejtja, e cila është emërim i institucionit të Presidencës.

Në rastin konkret, kjo kërkesë prek mandatin e gjyqtares Sonila Bejtja, emërtesë e Presidentit. Po edhe debatin mbi mandatin e gjyqtares së larguar, Elsa Toska, emërtesë e Kuvendit.

“Parimi i luajalitetit kushtetues kërkon bashkëveprimin e domosdoshëm institucional midis Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit dhe Presidentit të Republikës në përcaktimin e saktë, të plotë dhe përfundimtar të hapave për përtëritjen e pjesshme të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2025.”, sqaron Presidenca.

“Parimi i luajalitetit kushtetues do të kërkonte nga dy organet e emërtesës, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës, të cilat kanë detyrë të përmbyllin procedurat për përtëritjen e parë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të vitit 2016, që të respektonin prerogativën kushtetuese të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për të vënë në lëvizje Gjykatën për deklarimin e mbarimit të mandatit.

Megjithatë, të dyja këto organe nuk do të kishin nevojë të viheshin në lëvizje pas datës 25.1.2025 për të kërkuar deklarimin e mbarimit të dy mandateve, nëse Gjykata vetë nuk do kishte lidhur mbarimin e mandatit të gjyqtares Zaçaj me nevojën për zbatimin e parimit të përtëritjes së pjesshme dhe datën e përfundimit të mandatit të saj me datën korresponduese të përfundimit të mandatit të anëtarëve paraardhës.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në zbatim të të njëjtit parim të luajalitetit kushtetues, por edhe me shqetësimin për të respektuar në çdo rrethanë parimin e shtetit ligjor dhe të supremacisë të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, e ka të domosdoshme të nisë këtë procedurë përpara Gjykatës Kushtetuese, me qëllimin që Gjykata të sqarojë në mënyrë të plotë dhe përfundimtare gjithçka që ka lënë pa sqaruar dhe pa zgjidhur me vendimin e saj të datës 23.12.2024, si për sa i përket mënyrës së zbatimit të mekanizmit të përtëritjes së pjesshme në kushtet kur emërimi i anëtarëve është bërë në tërësi në kapërcim të afateve ligjore, duke krijuar boshllëqe të ndjeshme, nga njëri mandat te mandati vijues, ashtu dhe për sa i përket saktësimit të rëndësisë që ka data e përfundimit të mandatit të gjyqtarit pararendës për fillimin e procedurës për deklarimin e mbarimit të mandatit në të gjitha rastet kur anëtari i zgjedhur me vonesë është zgjedhur me mandat të plotë 9-vjeçar.

Gjykata Kushtetuese është shprehur në vendim se “kur organi i emërtesës vlerëson se Gjykata Kushtetuese nuk ka ushtruar kompetencën e saj brenda afatit ligjor, ai duhet t’ia kërkojë Gjykatës këtë gjë me shkrim, duke parashtruar edhe argumentet përkatëse lidhur me mbarimin e mandatit të gjyqtarit për të cilin është organ emërtese sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Në këtë rast, Gjykata duhet të shprehet me vendim, i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim”. E drejta për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, (legjitimimi i kërkuesit) në këtë rast, mund të ushtrohet vetëm në kuadër të procedurës së konfliktit të kompetencave, sikurse parashikon pika 3 e nenit 54 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, sepse ligji nuk parashikon procedurë të posaçme për shqyrtimin e kërkesës së organit të emërtesës nëse Kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk kërkon dhe Gjykata nuk vendos, brenda afatit ligjor, deklarimin e mbarimit të mandatit për gjyqtarin kushtetues.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!