“Xhaçka”, mandati diskutohet të hënën/ E kërkon opozita, vendimi i Kushtetueses diskutohet në Kuvend

schedule11:21 - 3 Prill, 2024

schedule 11:21 - 3 Prill, 2024

Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën për të vendosur mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Opozita akuzoi mazhorancës se po e mbron ish ministren dhe nuk po e dërgon për gjykim në Kushtetuese.

Demokratët mendojnë se Xhaçkës duhet ti hiqet mandati, pasi në kushtet e konfliktit të interesit, qeveria i dha burrit të saj statusin e investitorit strategjik.

Gjykata Kushtetuese që në janar të vitit 2023 ka dhënë një vendim për këtë rast, duke i kërkuar Kuvendit t’i përcjellë çështjen për shqyrtim.

PS argumentoi se për shumë muaj, nën kaos e konflikt politik, qe e pamundur të zhvilloheshin mbledhje për këto çështje me rëndësi, dhe tashmë është koha e duhur për të ecur përpara.

Pjesë nga diskutimet Bardhi-Nikolla në Konferencën e Kryetarëve:

Bardhi: Në shkelje të Kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si mazhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni.

Nikolla: Të hënën do të mbledhim Këshillin e Mandateve për ketë çështje për të vijuar procedurën.

Bardhi: Procedura thotë se çështja do duhet të vijë në Kuvend. Por ju kërkoni ta zvarrisni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!