Mandati i Olta Xhaçkës, mblidhet sot Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin

schedule09:42 - 8 Korrik, 2022

schedule 09:42 - 8 Korrik, 2022

Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sërish ditën e sotme për mandatin e ministres Olta Xhaçka.

Depuetët e opozitës akuzojnë ministren se bashkëshorti i saj ka përfituar në kundërshti me ligjin tokë në bregdet për Investime Strategjike.

Njoftimi:

Sot, ditën e premte, datë 08.07.2022, ora 13:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:

Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, me dëgjesën e deputetes Olta Xhaçka në lidhje me mocionin e paraqitur.

(Urdhër nr. 62, datë 06.07.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Mbledhja  do të transmetohet live në faqen WEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë gjithë kohës. /abcnews.al