Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se mandati i Olta Xhaçkës është shqyrtyar më parë në themel dhe ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se sipas tij, nuk ka arsye për ta dërguar sërish mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese, pasi është vendosur për pafajshmërinë e saj.
Qefalia shtoi se për këtë çështje, nuk ka një vendimmarrje të grupit në Partinë Socialiste.
“Kjo është një çështje për të cilën vetë zonja Xhaçka foli edhe në seancën e Kuvendit, por ka kaluar edhe te komisioni i shqyrtimit të mandateve, gjë për të cilën, edhe pse numri i anëtarëve është i barabartë, 5 me 5, është vendosur që çështja do të kalonte në seancën parlamentare të ditës së sotme. Kjo është një çështje që ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, është shqyrtuar në themel, e dimë edhe vendimin që është dhënë për rastin konkret. Çdo anëtar i Kuvendit, me të drejtën e tij me votë, ka tëd rejtën për ta dërguar ose jo në Gjykatën Kushtetuese.
Njerëzit nuk kanë arsye pse të atakohen për t’u penalizuar dhe padrejtësisht, pasi nëse do të kishte akuzë të mirëfilltë, do të kishim një organ procedues, SPAK në rastin konkret. Për aq kohë sa çështja është gjykuar ne themel në Gjykatën Kushtetuese, dhe ka një pafajshmëri të saj, nuk mendoj ka arsye tjetër për ta dërguar në Gjykatën kushtetuese. Nuk ka asnjë vendimmarrje grupi. Zonja Xhaçka u tregua korrekte në fjalën e saj”, theksoi ai./abcnews.al