Mandati i Kapllanaj, PS: Prokuroria me dy standarde, vendosi ta falë

schedule13:28 - 3 Nëntor, 2017

schedule 13:28 - 3 Nëntor, 2017

Para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të niste diskutimin për mandatin e Kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj, Partia Socialiste reagoi përmes sekretarit të saj të Përgjithshëm, Taulant Balla, i cili akuzoi Prokurorinë për një standard të dyfishtë. Sipas Ballës, Prokuroria i ka falur qëndrimin në detyrë kryebashkiakut Kapllanaj, duke bërë sikur ka harruar se ligjvënësi ka vendosur t’i japë fuqi prapavepruese ligjit të dekriminalizmit. Me bindjen se mandati i Kapllanajt është dukshëm në kushtet e pavlefshmërisë, PS thekson se ligji nuk i njeh prokurorisë të drejtën për interpretime apo falje ndaj subjekteve të dekriminalizimit. Nga ana tjetër, nr. dy i PS-së, akuzoi për shpërdorim detyre kryetarin e KQZ-së, Klement Zguri. Ky i fundit, sipas socialistëve, ka pasur në zyrë informacionin që prej mesit të tetorit por ka heshtur me urdhër të Lulzim Bashës, duke mos e përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, siç e kërkon ligji i dekriminalizimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!