TIRANË- S’ka ndryshime mandatesh në Durrës. Për herë të tretë, mandati i 6 i demokratëve i mbetet ish-prokurorit Arian Ndoja.
Ndryshe nga KQZ dhe KAS, Kolegji Zgjedhor i ra shkurt, nuk shqyrtoi kërkesëpadinë e kandidates Andia Ulliri, por e rrezoi me herët, duke mos e legjitimuar kandidaten si paditëse.
Megjithatë avokati i Ullirit, paralajmëroi hapin e radhës
“Do e çojmë ne Gjykatën Kushtetuese”
Vetë kandidatja Ulliri, kërkon që kjo beteje mos behet vetëm për një mandat, por për të siguruar kuota gjinore të respektuara.
Andia Ulliri kërkon mandatin e deputetes në Durrës, me argumentin se i takon si gruaja me e votuar në listë të hapur të PD, duke respektuar ruajtjen e kuotës gjinore, 1 në 3 deputete gra.
Por KQZ dhe KAS e kane interpretuar ndryshe, kuota gjinore veçmas për listën e mbyllur e veçmas për listën e hapur.
Dhe sipas këtij interpretimi, Durrësi sot nga lista e PD, ka 5 deputetë burra dhe 1 grua.
Andia Ulliri mbetet jashtë parlamentit, por jo partisë. Kushërira e saj, gjyqtarja Elsa Ullliri ka në dorë gjyqin e kryetarit të saj, Sali Berisha për aferën “Partizani”. /abcnews.al

