Italia do të presë nesër në Palermo Maqedoninë e Veriut dhe synon të kalojë në finalen e play off dhe më pas të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës “Katar 2022”. Trajneri Roberto Mancini ka folur para mediave sot.
“Nuk kemi patur shumë kohë, por mjaftueshëm për të provuar diçka. Për këtë arsye kam konfirmuar djemtë e Europianit. Njihen mirë dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të qëndrojmë të përqendruar te ajo që duhet të bëjmë: Italia di të luajë mirë futboll, të mendojmë vetëm për këtë”.
“Gjithçka nis nga rezultati 0-0 dhe nga e njëjta pikë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, prandaj luhen ndeshjet. Nuk ka favoritë. Penalltitë? Pas gabimeve kundër Zvicrës, Jorginho ka shënuar 7 rresht, nuk do të jetë një problem”.
“Maqedonia e Veriut mbrohet mirë, por nuk besoj se do të jetë një ndeshje që mund të mbyllet shpejt. Nuk ka një rezultat për të përmbysur, duhet të rrimë të qetë dhe të bëjmë ndeshjen tonë kundër një skuadre të mirë që ka fituar në Gjermani. Me siguri që do të duhet durim, sepse ata mbrohen mirë. Nuk kemi ndryshuar, gjithmonë kemi provuar të imponojmë lojën tonë”, tha Mancini. / abcnews.al