Mancini: Do shtyhet Europiani 1 vit? Ska problem, e fitojmë edhe në 2021

schedule20:57 - 15 Mars, 2020

schedule 20:57 - 15 Mars, 2020

Europiani do të shtyhet për vitin tjetër me shumë mundësi. UEFA do të marrë vendimin përfundimtar të martën, teksa situata e krijuar prej koronavirusit është shumë negative. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur rreth gjendjes së krijuar në një prononcim për Rai Sport.

E kisha gati listën e lojtarëve të grumbulluar për Europian, ishin të gjithë gati. Më kishin mbetur vetëm disa dyshime për t’u zgjidhur në momentet e fundit. Do të ndryshonin disa gjëra, nëse Europiani shtyhet për vitin tjetër.

Për shembull, Chiellini do të kishte një vit më shumë eksperiencë. Të presim të martën për të marrë vesh vendimin përfundimtar. Italia ime mund ta fitojë Europianin edhe në vitin 2021. Rëndësi ka shëndeti i njerëzve dhe të kthehemi në stadium. Është e rëndë të shohësh në këto momente kaq shumë njerëz duke vdekur”, deklaron Roberto Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!