Jadon Sancho do të vijojë të qëndrojë te Borussia Dortmund. Lajmin e mirë për tifozët e zjarrtë të klubit gjerman e dha Michael Zorc. Drejtori sportiv i verdhezinjve ka folur rreth së ardhmes së talentit anglez, duke shuar përfundimisht shpresat e Manchester United.
“Djajtë e Kuq” ishin favoritët për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit, por lojtari që shënoi 20 gola dhe dhuroi 16 asiste, do të vazhdojë të dhurojë emocione në “Signal Iduna Park”.
“Last summer we adjusted Jadon’s salary to match the development of his performances. So in context, we had already extended his contract until 2023 back then.” pic.twitter.com/m2emQ4pedg
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) August 10, 2020
“Jadon do të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Vendimi është përfundimtar dhe mendoj se është përgjigja e të gjithë pyetjeve. I kemi rritur rrogën falë paraqitjeve që ka bërë në sezonin e fundit dhe kemi zgjatur kontratën me të deri në verën e vitit 2023“, deklaron Zorc. /abcnews.al