Manchester United po përgatit një merkato me blerje faraonike në përpjekje për t’u rikthyer në krye të Anglisë dhe në Evropë. Siç raportohet nga “El Pais”, “Djajtë e Kuq” kanë vënë në shënjestër Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo, të dy lojtarë të Barcelonës.
Klubi katalanas në fakt nuk do të dëshironte t’i humbte dy lojtarët në merkaton e verës, megjithatë, dhe vetë De Jong ka refuzuar kontaktet e Ten Hag në të kaluarën.
Jo vetëm kaq, Barça prej disa kohësh po punon për rinovimin e mesfushorit Holandez, që skadon në vitin 2026. Araujo skadon gjithashtu në vitin 2026, por ndryshe nga De Jong, ai tashmë ka gjetur marrëveshjen për të rinovuar kontratën./h.ll/abcnews.al