“Bomberi” hollandez Wout Weghorst e nisi me vrull të madh “aventurën” e tij te Manchester United, mirëpo gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe në fund të sezonin hollandezi do të largohet nga “Old Trafford”.
Sipas mediave lokale, turqit e Besiktas kërkojnë të kthejnë hollandezin në Turqi, në krahun tjetër Burnley, ekip nga ku Weghorst u huazua te “djajtë” tashmë ka siguruar ngjitjen në Premier League dhe mund t’i bëjë mirë skuadrës me eksperiencën e tij sezonin e ardhshëm.
Ndërkaq kujtojmë se, Weghorst ka luajtur më parë për Besiktasin në sezonin 2022-2023, ndërsa këtë sezon ka luajtur në 22 ndeshje për “djajtë”, teksa ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asistime. /i.m /abcnews.al