Manchester United po “vëzhgon” me kujdes paraqitjet e lojtarëve gjatë Botërorit të Katarit. Sipas mediave ndërkombëtare, mbrojtësi Kim Min-Jae ka “hyrë” në radarët e “djajve të kuq”.
Koreano veriori 26-vjeçar, ka bërë përshtypje te Napoli këtë sezon, pasi mbërriti nga Fenerbahce për vetëm 10 milionë euro, për të zëvendësuar largimin e Kalidou Koulibaly. Kim ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh dhe Manchester United e Real Madrid janë vënë në “garë” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.
Përveç mbrojtjes, United dëshorin të “freskojë” dhe mesfushën. Me largimin e Fred, në fund të sezonit me parametra zeroa, Erik ten Hag do të ketë nevojë për një mesfushorë të ri dhe në “tavolin” janë 4 emra. Declan Rice, Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez janë më të kushteshmit, ndërkaq nga Anglia vjen dhe një opsion me “ofertë”, me Your Tielemans të Leicester City, i cili do të jetë i disponueshëm për një transferim falas në fund të sezonit. /i.m /abcnews.al