Merkatoja e janarit tashmë e ka parë Barcelonën të përfundojë nënshkrimin e Ferran Torres për të ndihmuar në rinovimin e linjës së tyre sulmuese, por tani klubi është në negociata me Manchester United për një shkëmbim Anthony Martial-Ousmane Dembele.
Problemet financiare të Los Cules vështirë se i përkasin të shkuarës, me Torresin që ende nuk mund të regjistrohet, kështu që akomodimi i Martial do të ishte disi problematik.
Në një raport të publikuar nga ‘Sport’ të hënën, të dy klubet po diskutojnë kushtet për një marrëveshje që do ta shihte Martialin të nënshkruajë me Los Cules në huazim për gjashtë muaj, me Dembele që t’i bashkohet përgjithmonë klubit të Old Trafford.
Kontrata e Dembeles me Barcelonën do të skadojë në qershor dhe klubi i Camp Nou deri më tani nuk ka qenë në gjendje të bie dakord për një zgjatje me francezin.
Nëse vazhdon të jetë kështu, atëherë Barcelona do të pranonte dhe do të kërkonte ta shtyjë lojtarin drejt Manchester United, me klubin anglez që më parë kishte shfaqur interes për anësorin./ h.ll/abcnews.al