Real Madrid këmbëngul prej kohësh se nuk ka ndërmend të nënshkruajë me një mbrojtës në këtë verë, pavarësisht largimit të Ramos e Varane, por në Angli mendojnë ndryshe.
Daily Mail bën me dije se Florentino Perez ka shfaqur interes për Aymeric Laporte të Manchester Cityt. Spanjolli nuk është titullar në formacionin e Guardiolas dhe ka kërkuar largimin.
Vetë klubi nga ana e tij është gati ta lërë të lirë Laporte në këmbim të një oferte të përshtatshme. Real Madrid mund të ndërhyjë dhe ta fitojë me çmim okazion. /abcnews.al