Manchester City nën hetim, Guardiola i jep fund heshtjes dhe tregon nëse do të largohet nga klubi

schedule15:54 - 10 Shkurt, 2023

schedule 15:54 - 10 Shkurt, 2023

Pep Guardiola ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Manchester City është nën hetim për shkak të mosrespektimit të fair play financiar.

Pas këtij njjoftimi, shumë lajme qarkulluan se Guardiola do të largohej nga klubi nëse shpalleshin fajtorë, pasi edhe sanksionimet do të ishin të rënda.

“Unë nuk do të lëviz nga ky stol, dua të qëndroj te Manchester City më shumë se kurrë, jam 100% i sigurt.

Drejtuesit e Manchester City nuk më kanë gënjyer. Shikoni çfarë ndodhi me UEFA-n, ne nuk bëmë asgjë gabim. Pse duhet të mos u besoj njerëzve të mi?

Shumë klube mund të bëjnë sugjerime  dhe ka shumë klube që mund të akuzohen, siç jemi akuzuar edhe ne këtë herë. Jam plotësisht i bindur se do të jemi të pafajshëm dhe çfarë do të ndodhë më pas? A do të ndalemi tani? Nëse duhet të zgjedh mes 19 skuadrave të Premier League ose fjalëve të njerëzve të mi, unë mbeshtetem dhe u besoj fjalëve të njerëzve të mi.

Manchester City dëshmoi se ne ishim plotësisht të pafajshëm me rastin e UEFA-s. Pse duhet të mos e mendoj këtë gjë tani që nuk ka asnjë përvetësim?”, deklaron Guardiola./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)